Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Karantinë dyjavore për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia, Brataj sqaron vendimin: Këto dy vende kanë patur rritje të rasteve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka sqaruar mbrëmjen e sotme vendimin e Komitetit të Ekspertëve, i cili i vendos në karantinë dyjavore emigrantët që do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Ai u shpreh se ka pasur një rritje të numrit të infeksioneve në këto dy vende, ndaj është vendosur një masë e tillë për këta emigrantë.

Sipas tij, në momentin kur ka rritje të tillë, është e vështirë të kuptohet nëse kemi të bëjmë me infeksionin normal apo me një mutacion të ri.

“Nuk ka asnjë vendim që nuk ka marrë komiteti dhe nuk është future politika në mes në këto 13 muaj. Jemi në prag të zgjedhjeve por duket se jemi edhe në fund të pandemisë., Në këtë moment një valë e tretë ka përfshirë shumë vende të Europës përfshirë edhe disa vende të rajonit. Kur ka një valë të re, zakonisht merret shumë vonë vesh nëse është i njëjti virus apo ka ndryshuar apo kemi të bëjmë me mutacion të ri. Rritja e papritur na bën të mendojmë mos kemi të bëjmë me një mutacion”, u shpreh Brataj në Abc News.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img