Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
3.6kmh
0 %
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
Enj
36 °
E diel, 7 Gusht, 2022
spot_img

Karantinë dy javore për emigrantët e Greqisë dhe Maqedoninë e Veriut, Manastirliu: Vendim i pastër teknik, nuk është mbyllje kufijsh por kontroll i tyre

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka komentuar vendimin e Komitetit Teknik, i cili i vendos në karantinë dyjavore emigrantët që do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Ajo u shpreh se ky ishte një vendim i pastër teknik, duke shtuar se nuk është një mbyllje e kufijve, por kontroll, pasi sipas saj kurba e infektimeve në Shqipëri është në rënie, ndërsa e kundërta ndodh në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

albsig

Pyetje: Karantinë dy javore për emigratët nga Greqia dhe MV dhe lini të lirë Kosovën?

Manastirliu: Vendimi i Komitetit është një incidencë e duhur. Ju e dini se çfarë ndikimi kanë pashkët, duke çuar në rritjen e rasteve. Vendimi për karantinën dy javore nuk është mbyllje kufijsh, por kontroll i kufijëve. Kjo është vendosje në karantinë që të mos ketë rritje të numrave të infektimit, sepse ne jemi në trend ulje, ndërsa Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë në trend rritje.

Pyetje: LSI ka hedhur në gjyq vendimin e Komitetit, ka një shqetësim real?

Manastirliu: Është një vendim i pastër teknik dhe jo politik, Komiteti ka treguar se ështrë bazuar në piramidën e vlerave, ku në plan të parë është shëndeti i njerëzve. Kjo duhet të qëndrojë tërësisht teknike.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img