Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Karamuço plas “bombën”: Baba Mondi dhe Pandeli Majko kanë qenë në shënjestër të Iranit

Shkruar nga Newsbomb
Karamuço plas “bombën”: Baba Mondi dhe Pandeli Majko

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar dy personalitete të larta shqiptare të cilat kanë qenë në shënjestër të Iranit,

Për Abc Karamuço tha se njëri ka qenë Baba Edmond Brahim Dervishaj, i cili është kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve, dhe i dyti Pandeli Majko, i cili ka qenë shpesh herë pjesë e takimeve të MEK.

Pjesë nga biseda

Xhokaxhi: Kur kemi folur në Korrik ju thatë se dyshimi kryesor është se ky sulm vinte nga Irani, ku i bazonit këto informacione?

Karamuço: Kishte informacione që ishte bërë nga një profilizim jo vetëm nga strukturat tona por dhe ato europiane. Ishte një hetim nga një strukturë që ka bërë dhe hetime të tjera. Madje ne të dy edhe jemi përmendur nga dy kanale të Iranit madje mund të them edhe se jemi kërcënuar. Në fund të gushtit Shqipërisë ju soll e çertifikuar se ky sulm ishte i mbështetur nga qeveria iraniane. Nuk ishte sulmi kibernetik ai që solli këtë masë kaq të rëndë në aspektin diplomatik, por ka ardhur duke u shtuar, një sërë aktesh të rënda që ne kemi marrë gjithë kohës, duke folur që nga kërcënimi me raketa, na kanë sulmuar në OKB duke thënë se Shqipërië është shtet terrorist, atentate e dështuara në Rinas ndaj zyrtarëve të huaj, atentate ndaj klerikëve tanë si dhe politikanëve tanë.

 

Xhokaxhi: Atentate ndaj klerit, mund të na zbulosh emrin?

 

Karamuço: Ka qenë Baba Mondi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve.

 

Xhokaxhi: Kur e dëgjon tha se çfarë kanë patur me Baba Mondin?

 

Karamuço: Ata kanë rritur rrezikshmërinë, përfaqësuesit e fundit në Ambasadë kanë qenë ushtarakë dhe jo diplomatë. Edhe dekorimi i ish-shefit të Shërbimeve tona Visho Ajzati, nga SHBA është bërë pikërisht se ka parandaluar disa nga këto atentate, ku u janë bërë edhe politikanëve tanë.

 

Xhokaxhi: Cilit politikani?

 

Karamuço: Pandeli Majkos.

 

Xhokaxhi: Pandeli Majkos? Pse?

 

Karamuço: Ish-kryeministri jonë ka qenë pjesë aktive e MEK, ku ka marrë pjesë në disa takime me përfaqësues të huaj.

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll