Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Karamuço dhe Bregu: Kamber Hoxha aseti më me vlerë i burgjeve,ka evidentuar problemet

Shkruar nga Newsbomb
Karamuço dhe Bregu: Kamber Hoxha aseti më me vlerë i

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e 15 dhjetorit në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin, përveç oficerëve dhe shefit të regjimit, u arrestua edhe drejtori Kamber Hoxha, i cili akuzohet për "shpërdorim detyre".

Mbajtja në qeli e Hoxhës për ekspertin e kriminalistikës, Ervin Karamuço si dhe për pedagogun Zylyftar Bregu është një gabim.

Karamuço u shpreh se Hoxha është një nga asetet më me vlerë në burgjet e vendit tonë dhe ka vendosur rendin aty ku dhe ka pasur probleme. Eksperti ka publikuar edhe raportin që drejtori i komanduar, më 30 nëntor,  pasi ishte deleguar në atë burg, kishte evidentuar një sërë problematikash në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Në raport Hoxha kishte evvidentuar një sërë problemesh që ky burg kishte si dhe faktin që skaneri nuk funksiononte që prej 21 tetorit.

“Kamber Hoxha është një nga asetet më me vlerë është një zjarrfikës që vendos rendin ku ka probleme. Them që Prokuroria duhet ta rishikojë arrestimin e tij. Ky me këtë shkresë ka hequr çddo përgjegjësi nga vetja sepse ka nxjerë të gjitha problemet që ka. Ky i thotë të vetë shkeljet. Ky të gjitha këto i ka rreshtuar si shkelje flagrante. Përmend edhe skanerin, skaneri ka probleme”, tha Karamuço.

Pjesë nga biseda:

Duma: Ka pasur ndërgjegje ta shkruajë këtë. Kjo kërkon shumë guxim. Më ka bërë përshtypje që shikoj një drejtor të komanduar që dërgon një shkresë kaq të guximshme.

Karamuço: Rasti i tij demotivon të gjithë drejtuesit. Të tjerët nuk hapin gojë.

Deliu: Ka një eksperiencë të gjatë dhe njihet si drejtues i mirë. Prokuroira ka ngritur akuza shpërdorim detyre, uroj që akuzat të bien dhe të dalë i pafajshëm.

Bregu: Unë mendoj, e njoh zotin Hoxha si një oficer punëtor karrierë në drejtorinë e burgjeve dhe ka bërë një shkresë duke respektuar edhe rregullin e gjuhës shqime që i ka shkruajtur me “ë” dhe jo me e. Drejtori ka informuar strukturat eprorë të tij. Për mua janë strukturat eprore që nuk kanë reguar sepse ministri i drejtësisë ka një struturë.

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve ka një strukturë tjetër që duhet të ushtrojë kontrolle, mesa di unë 2 herë në javë , për të kontrolluar dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve nuk ka dhënë ende një përgjigje se çfarë i ka thënë kësaj shkrese të drejtorit për problemet në burgun e Peqinit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese