Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

“Karabush”, Pjerin Ndreu sulmon kryedemokratin: Na paska ardhur Lulush Basha në Lezhë dhe na paska përmendur emrin! Ty s’të pyet roja i PD, jo më të intimidosh një kryetar bashkie

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bahskisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha, pasi thotë se ky i fundit ka shkuar në Lezhë dhe i ka përmendur emrin.

Ndreu i kërkon Bashës që t’u kërkojë falje qytetarëve lezhjanë që u çoi Frang Bardhin në Has, teksa thotë se Basha nuk mund të intimidojë dot një kryetar bashkie, sepse atij nuk i bindet as roja i PD-së.

“Na paska ardhe ne Lezhe Lulush Basha ne kete sorollatjen, si por…a neper breke, dhe si i vrerosur na paska permende emrin!

E para, tu kerkoje falje Lezhjaneve se jua cove Frang Bardhin ne Has!

E dyta, a se din Lulush se jam anetar i Partise Socialiste, dhe si thu ti, duhet te punoja per ty ?! Qenke holle fare nga mendja o i ziu ti!

Nje shok imi me tregoi nje histori me nje zetorist qe mbushi rimorkion me njerez dhe u nis me turr ne destinacion. Mirepo ju kthy ne ane rimorkio dhe u demtuan njerezit. Zetori asgje. Zbriti ky shoferi i vrerosur duke ju thene, o sa keq me vjen se ju vrava! Mos te vije keq thane keta, se mire na e bere, perderisa hypem ne zetor me ty!

Shko e fshihu diku e mos bej me kumtesa te fortesh e fytyrengrysur, se ty ste pyet roja i PD, jo me te intimidosh nje kryetar Bashkie! Apo te ka dhene trimeri Mark Zhaba…Karabush”, shkruan Pjerin Ndreu.

Ende nuk dihet se cilët kanë qenë fjalët e Lulzim Bashës për Pjerin Ndreun që e kanë nxitur këtë të fundit të bëjë një reagim të tillë.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img