Janë zbardhur detaje të reja për marrveshjën mës Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e një kampi refugjatësh.
Pas miratimit në Këshillin e Ministrave të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë ajo që ende nuk dihet është mënyrën sesi do të funksionojnë strukturat në Shëngjin e Gjadër që do të presin mbi 30 mijë emigrantë në vit.
Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha ka folur në “A2CNN“ ku zbuloi koston financiare të këtij projekti dhe mënyrën sesi italianët do të operojnë dhe kontrollojnë këto struktura akomoduese që do të ngrihen për të pritur emigrantët e ardhur nga Afrika.
Sipas Avokatit Hoxha, 200 milionë euro në vit pritet t’i kushtojë qeverisë italianë ngritja dhe funksionimi i kampit në Gjadër.
“Mesatarisht rreth 200 milionë euro në vit është kostoja që flitet. Në fillim do të investohen rreth 70 milionë euro për të bërë strukturat, për të organizuar e kompletuar gjithçka. Do jenë mesatarisht rreth 36 mijë azilkërkues në vit që do menaxhohen aty brenda.”- ka thënë Hoxha.
Po ashtu sipas tij në pikën e pritjes që do të ngrihet në Shëngjin do të vendosën policë italianë. Sa i përket gjyqeve, ato me shumë gjasë do të zhvillohen online, por nuk përjashtohet mundësia që edhe trupat e drejtësisë të stacionohen në Lezhë.
“Të gjitha kostot si në Gjadër si në portin e Shëngjinit, të gjitha do jenë kompetencë e Italisë. Në portin e Shëngjinit do të ketë një perimetër rreth 240 metër, i cili do të jetë i rrethuar dhe do bëhet një tip hot-spoti, ose tip filtri për të gjithë emigrantët. Pastaj do të kalojnë në Gjadër ku do të ndërtohet një ndërtesë që do jetë rreth 80 mijë metër katrorë.
Nuk është akoma e qartë por unë besoj se policia do jetë e transferuar atje, kurse komisionet që vendosin dhe gjyqtarët mund t’i bëjnë me video-call. Është një praktikë që është bërë normale. Edhe gjatë pandemisë shumë gjyqe penale janë bërë me video-call.” – tha nga Italia Hoxha.
Këshilli i Ministrave të Italisë miratoi më 5 dhjetor 2023 marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët që u firmos nga Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama më 6 nëntor në Romë.