Reperi Gjiko është bërë baba i një djali muajin e kaluar, të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Zëri.
Ai dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Elita Rudi janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here foto të djalit.
Mirëpo, ‘Prive’ ka zbuluar se reperi e ka gati projektin e ri, të cilin pritet ta lançojë shumë shpejt.
Kënga e fundit që ai solli, ishte në bashkëpunim me këngëtarin Butrint Imeri, ‘Bakllava’, ndërsa kësaj here, Gjiko pritet të vijë solo.