Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Kapur prej dore me Linda Ramën, kryeministri ndan foto nga hapja e Teatrit të Operas dhe Baletit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot, me disa foto nga hapja e Teatrit të Operas dhe Baletit. Dje, Teatri u rihap pas një ristrukturimi total të tij, në një mbrëmjen gala me praninë e artistëve Ermonela Jahos e Placido Domingo.

“Mirëmëngjes, dhe me disa momente nga mbrëmja emocionuese e ngritjes së perdes së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku talentet e Shqipërisë lirike shkëlqyen mrekullisht përreth yllit të Ermonela Jahos e Placido Domingos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan fotot e mëposhtme.

Mbrëmjen e djeshme, në ceremoninë hapëse të TKOB performuan legjenda e operas, Placido Domingo dhe shumë artistë të njohur, të cilët interpretuan një duet nga Traviata.

Në të morën pjesë edhe artistë nga Tirana si: Ermonela Jaho; soprano e parë të TKOB, Eva Golemi; Mezosopranon Vikena Kamenica; Baritoni Armando Likaj; artisti Klodian Kaçani, si edhe të tjerë emra të njohur.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img