Hapësire reklamuese

Politikë

Kapsolla në koncertin e Bregoviç, reagon Lëvizja Vetëvendosje: Nuk e kemi organizuar ne, qëndrimet tona i kemi bërë publike me banderolë

Shkruar nga Newsbomb
Kapsolla në koncertin e Bregoviç, reagon Lëvizja

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ngjarjen që u regjistua mbrëmjen e djeshme në “Festën e Birrës”, ku performoi Goran Bregoviç.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Lëvizja Vetëvendosje shkruan se ata nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen, ku u hodhën dy kapsolla tymëse, teksa shkruajn se qëndrimin e tyre e kanë treguar hapur teksa vendosën banderola në sheshin e Korçë.

“Marrë parasysh "lajmet" që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021,” thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese