Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapriçot e kohës, verë dhe pranverë bashkë në një jave, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Shkruar nga Newsbomb

Kapriçot e motit mesa duket ende nuk kanë të mbaruar. Teksa të gjithë po presim një mot me diell dhe temperature të larta këto ditë pranverore kanë rezervuar kthjellime dhe vranësira.

Gjatë ditëve në vijim teritori shqiptar do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me vranësira të cilat kryesisht do të jenë prezente në zonat veriore të vendin.

Gjithashtu do të kemi prezencë edhe të reshjeve të shiut të cilat priten të jenë të përkohshme.

Ditën e enjte, reshjet parashikohet të përfshijnë më tepër territor si në tabelën e mëposhtme. Shiu dhe shtrëngata në këtë periudhë të vitit bie në kohë të shkurtër dhe ka tendencën të prekë lokalisht një territor.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe të enjten do të kthejë nga veriperëndimi e vrullshme veçanërisht në brigjet detare, duke sjellë dhe forcim të dallgëzimit deri 4 ballë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll