Këtë muaj moti ka qenë më shumë se sa tekanjoz dhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta, ndonëse jemi në prag vjeshte.
Edhe gjatë ditë së sotme më e madhe e vendit ka patur mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës. Siç raporton “Meteoalb”, në pasdite vranësirat do të zhvendosen edhe nga zonat malore, duke bërë që vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pranë mesnatës, kur pritet fuqizim i vranësirave.
Nisur nga kjo, pritet shira, llimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin. Ndërsa në fundjavë pritet të kthehen ditët me diell, ndërsa temperaturat nuk parashikohet të shënojnë luhatje të ndjeshme.