Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

“Kapllan pallati ka marrë 30 tendera nga Rama”, Berisha: Alibasha dhe Alibrava bëjnë çfarë u thotë kryeministri

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish sot Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj, duke përsëritur se janë “paterica të Edi Ramës.” Ai u shpreh para gezetarëve se Agron Kapllanaj po përfiton tendera nga Rama në mënyrë të paligjshme.

“Nuk ka shqiptar sot që nuk ka kuptuar se këta janë pengje të Ramës, Basha alibrava. S’ka shqiptar që pranojnë një moral të tillë, që ia ka dhuruar Rama vulën dhe mburren që mund të bëjnë prokopi me të. Këtu ka dy persona,Bravabasha dhe Alibasha brava që janë dy pengje. Ata bëjnë ça thotë Edi Rama. Po ju shpërndan tendera tani. Kapllan pallati ka marrë 30 tendra në Tiranë, po i peshon në tendera.

Kanë një diskreditim të plotë të Ramës dhe të pengjeve të tij. Afera McGonigal po avancon, hetimet po thellohen. Hysenbellu është i treti që denoncoi publikisht gjobëvënien nga këshilltari i Ramës. A ka prokurori në botë që para fakteve të tilla hesht përveç SKRAP-it të partisë?! Biznesmenë deklarojnë se gjobëvënësi Neza-Duçka thonë se; na kërkuan 1 mln, etj. Ju them shqiptarëve se Rama është Rama është i pandashëm nga fati i Mcgonigal”, u shpreh Berisha.

Më shumë