Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
4.6kmh
40 %
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kapja e 400 kg kokainë në Lipjan, Gjykata Themelore vendos për 7 të arrrestuarit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim për shtatë personat që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e trafikimit të 400 kilogramëve kokainë që u sekuestrua në Lipjan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Bëhet fjalë për shtetasit; Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun si dhe Bajram Maliqin.

Personat e arrestuar akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq, avokati i Izet Sheqiri, avokati Besnik Berisha, ka thënë se të dyshuarit nuk janë kriminelë siç pretendon prokuroria, pasi ata nuk kanë qenë në dijeni se në kamion ka substanca narkotike. 

“Ata janë vetëm njerëz që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes. prokuroria nuk ka pasur asnjë provë. Njësoj ka qenë mundësia e manipulimit në dërgesë. Është manipular nga ky sistem i fortifikuar, i sofistikuar në porte të ndryshme”, tha Berisha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img