Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kapja e 17 kg heroinë, Policia zbulon operacionin: E pikasëm në Shkodër po e sollëm në Durrës për skanim (Ja ku ishte fshehur droga)

Shkruar nga Newsbomb
Kapja e 17 kg heroinë, Policia zbulon operacionin: E pikasëm në

Plot 35 pako me peshë 17 kg heroinë janë sekuestruar nga autoritetet portuale në Durrës.

Një kamion me targa shqiptare është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi dyshohej se kishte mall të paligjshëm, ndërsa për skanim më të specializuar është sjellë në Durrës.

Në vijën e dytë të kontrollit është pikasur një modifikim në pjesën e serbatorit, ku ishte fshehur droga. Policia e ka sekuestruar ndërkohë që është arrestuar shoferi i kamionit, vlonjati Sulo Paja/o, 55-vjeç i cili ka mohuar të ketë lidhje me ngarkesën e paligjshme.

Atij i është sekuestruar telefoni për të mësuar më shumë detaje, ndërsa operacioni vijon ende.

Policia e Shtetit

Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta.

Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.

Sekuestrohen rreth 17 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi.

Për një kontroll më të specializuar, kamioni është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit Durrës dhe autoritetet doganore të Portit Durres, që veprojnë përherë në Port.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në kamion kishte të fshehur rreth 17 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Nga veprimet e para hetimore është arrestuar në flagrancë dretuesi i kamionit ku u gjet lënda narkotike.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë të përfshirë në këtë tentative për trafikim të drogave të forta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll