Tirana
few clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
56 %
4.6kmh
20 %
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Kapja e 1.3 ton kokainë në Savona / DEA amerikane ‘zbarkon’ në Shqipëri, operacion në disa qytete

spot_img

Lajme të ngjashëm

Agjentët amerikanë të antidrogës kanë zbarkuar në Shqipëri, në kuadër të një operacioni për goditjen e grupit kriminal që dyshohet se është përgjegjës për trafikimin e 1.3 ton kokainë të kapur në fillim të këtij viti në portin e Savonas në Itali.

Mësohet se dy agjentët e DEA-s amerikane janë duke zhvilluar operacione në disa qytete shqiptare, si Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Katër shqiptarë janë tashmë në pranga në Itali lidhur me sasinë e madhe të kokainës që mbërriti në Itali e fshehur në pjesën e poshtme të një anije peshkimi. Agjentët e huaj kanë arritur të përgjojnë komunikimet e grupit të shqiptarëve që është përgjegjës për trafikimin e kokainës, duke arritur të identifikojë disa prej tyre.

LEXO EDHE: Një ton kokainë nga Brazili në Itali, arrestohen katër shqiptarët që e trafikuan me anije

Katër shqiptarët e arrestuar në Itali, u kapën teksa qëndronin në një dhomë hoteli, ku edhe kishin fshehur rreth 350 kilogram kokainë. Emri i tyre nuk është bërë i ditur. Anija e mbushur me kokainë u nis nga Brazili në 30 dhjetor të vitit të kaluar.

LEXO EDHE: Arrestohen 4 SHQIPTARË me 353 KG KOKAINË në një dhomë hoteli në Itali (DETAJE)

Më shumë


spot_img









spot_img