Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kapitullim! Gjithçka ka rënë”, Grida Duma për incidentin në Gramsh: “Turistët” i vijnë qark repartit, kanë dhe guximin të sulmojnë ushtarakët

Shkruar nga Newsbomb
“Kapitullim! Gjithçka ka rënë”, Grida Duma për

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmë në uzinën ushtarake të Gramshit.

“Gjithçka ka rënë! Kapitullim!”, shkruan Duma në rrjetet sociale duke kujtuar se Partia Demokratike kishte theksuar kërkesën e presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky për ndalimin e turistëve rusë.

Reagimi i plotë i deputetes Duma:

Kapitullim!!

Dy ushtarë në repart ushtarak, sulmohen me kimikate nga “turistë” rusë, që i vijnë qark uzinës së armëve, repartit ushtarak, me ditë e ditë, e fotografojnë e vëzhgojnë, dhe kanë edhe guximin të sulmojnë me kimikate ushtarë me uniformë.

Kjo është mbrojtja e vendit!!!

Kapitullim!

Gjithçka ka rënë!

Mbrojtja, shërbimet informative, siguria në parandalim.

Muaj më parë, e thamë dhe theksuam, që kërkesës se Zelenskit drejtuar parlamentit shqiptar, që mos të pranoheshin turistë rusë, sepse rreziku që spiunazhi, apo kriminelë të luftës të hynin si turistë ishte i lartë, duhet ti përgjigjeshim menjeherë pozitivisht.

Ja rezultati, sot çdo përdredhje e Ramës “ishin nuk ishin”; nuk mbulon dështimin që e ka vënë sigurinë kombëtare në pikëpyetje.

E gjitha sepse Rama, nuk ndan dot çfarë shitet e çfarë nuk shitet, çfarë mbrohet e çfarë nuk tenderohet mbi Shqipërinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese