Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Kapitalizëm apo “korrupsionizëm” ?!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al. 

Arrestimi në fundjavë i një numri të paprecedent punonjësish të policisë së shtetit, të gjithë të punësuar në të njejtën strukturë shërbimi, më tepër sesa një sukses i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, duhet parë e studiuar si thelbi i të keqes në këtë vend; korrupsioni i kthyer në sistem. Duket se në tre dekada të lirisë dhe demokracisë, ne nuk ia dolëm të ndërtojmë ndonjë variant të mirë të sistemit kapitalist, por variantin më të keq të sistemit “korrupsionist”!

albsig

spring

Të korruptuar nuk janë vetëm pushtetarët, të korruptuar jemi të gjithë ne, kush më pak e kush më tepër, sepse nëse nuk je i tillë, nuk mbijeton dot në këtë sistem. Ky sistem është ndërtuar dhe funksionon si i tillë. Në këtë sistem duhet të pranosh të të korruptojnë dhe duhet të tentosh të korruptosh. Përndryshe je jashtë loje. Ke vlerën e tavlle duhani në fund të detit.

Ka korrupsion në shtet e në privat.

Privati mbrohet më mirë e më fort nga korrupsioni. Përveç kësaj, për fat, ekziston një mentalitet i cili e vetëkufizon shumicën e individëve nga ideja për të përfituar në mënyrë të padrejtë nga “malli i tjetrit”, nga malli që “ka zot”. Përkundrazi, e mira publike, që fillon që tek pasuritë natyrore, trojet, strukturat infrastruskturore dhe logjistike e përfundon deri tek paratë “cash” të buxhetit të shtetit, shihet si një “pre” për t’u sulmuar, për t’u plaçkitur e për t’u ngrënë nga të gjithë. Privati me privatin nuk para e aplikon korrupsionin, gati nuk ka kuptim, kurse privati në raport me shtetin është kaq agresiv sa korruptimin e atyre që kanë “në dorë” gjithçka apo edhe vetëm diçka, sa në ditët e sotme asgjë nuk bëhet pa korruptuar dikënd, shumkënd apo të gjithë!

Për fat të keq, shumica e punonjësve të administratës apo strukturave të tjera punëdhënese që paguhen nga buxheti i shtetit, janë të korruptuar. Ata që nuk janë të korruptuar, në shumicën e rasteve nuk kanë mundësi praktike ta bëjnë këtë, por do ta bënin sa t’u jepej rasti. Dhe nuk mund t’u vihet faj. Kështu bëjnë të gjithë. Nëse nuk e bën, nëse nuk përfiton nga ajo që mund “të shesësh” edhe kur nuk je supozuar ta bësh një gjë të tillë, sistemi tenton përditë të të flakë tutje, se i tillë sistem është, i korruptuar.

Jemi nisur të ndërtojmë kapitalizmin, një sistem ku dikush do të pasurohet duke lëvizur kapitale dhe dikush do të mbijetojë duke shitur punën e tij. Një sistem ku pakica do të jenë “kapitalistë” dhe shumica “proletarë”! Këtë të fundit, me sa duket nuk e do njeri, shumë pak e pranojnë, prandaj kanë zgjedhur një rrugë të ndërmjetme, “korrupsinizmin”, i cili është si lypja, “faqen ta nxin por pa gjë nuk të lë”!

I trajtuar si më lart, “butë” dhe me logjikë mbijetese, korrupsioni nuk duket edhe aq i keq, por një perifrazim i gjithëpranuar i tij është ky:

korrupsioni është abuzim i pushtetit të besuar për përfitime private. Korrupsioni gërryen besimin, dobëson demokracinë, pengon zhvillimin ekonomik dhe përkeqëson më tej pabarazinë, varfërinë, ndarjen sociale dhe krizën mjedisore.

Korrupsioni është “kancer”, është arsyeja kryesore që na mban larg të qenit një vend i zhvilluar dhe një shtet i së drejtës. Është “armiku” kryesor që na e vonon aderimin në familjen evropiane. Jo më kot fjalitë e para në diskutimet e atyre që “na duan të mirën” fillon me fjalinë “lufta kundër korrupsionit”! Si mund të luftojmë ne një luftë ku shumica prej nesh janë “me armikun”?!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img