Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
E mërkurë, 18 Maj, 2022
spot_img

Kapi për fyti policin, Noka justifikohet: Po mbroja Strazimirin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6 ish-deputetët e PD-së kanë reaguar pas videos së publikuar 3 ditë më parë nga newsbomb.al ku shfaqeshin brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke sulmuar fizikisht efektivët, pas protestës së 16 shkurtit 2019.

Ish deputeti Flamur Noka thotë se ata shkuan në Drejtorinë e Policisë për të marrë informacion për të arrestuarit në protestë.

‘Në rastin konkret ne si deputetë ishim në kryerje të funksioneve tona kushtetues e ligjore. Nuk ka bërë vaki kurrë në demokraci që punonjësit e policisë të godasin të dhunojnë deputetët në krye të detyrës. Ky është rast i paprecedent.

Janë munduar të fshihen materiale filmike. Aty shihni një moment që ka shpërndare policia politike dhe prokuroria politike e Edi Ramës ju shikoni se unë kam ndërhyrë për të larguar punonjësin e policisë i cili i kishte futur thonjtë në fyt deputetit Strazimiri. Thjesht kam larguar një punonjës i cili kapte për fyti deputetët’, u shpreh Noka.

Në pamjet e publikuara nga newsbomb.al dukej veçanërisht ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka i cili kapte me forcë për fyti dhe godiste një prej efektivëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img