Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Kapet vrasësi i shumëkërkuar në portin e Durrësit, tentoi të kalojë kufirin me dokumente false (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Autoritetit Portual në Durrës ka mundur të arrestojë një person të shumëkërkuar ndërkombëtarisht.

Edhe pse ishte i kërkuar nga drejtësia spanjolle për veprën penale të vrasjes, është arrestuar në portin e Durrësit një shtetas italian.

Giuliano Velo 58 vjec tentoi të kalojë kufirin me dokumente false, duke tentuar të kalojë me pasaportë sllovene të falsifikuar. 

Arrestimi i tij në flagrancë u bë me qëllim ekstradimin e tij në Spanjë, pasi akuzohet për vrasjen e një italiani atje. 

 

NJOFTIMI I POLICISE

Policia Kufitare në Portin e Durrësit kap dhe bllokon një shtetas italian që tentoi të kalonte kufirin me dokumenta false.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Spanjës.

Drejtësia spanjolle e akuzon për veprën penale të vrasjes.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 25 vite burg.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Spanjës të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

•G.V. 58 vjeç, lindur dhe banues në Itali.

Velo, më datë 27.09.2017 është kapur nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, në drejtim të Italisë me pashaportë dhe kartë identiteti Sllovene të dyshuara se janë fallco.

Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u evidentua se për shtetasin e mësipërm është lëshuar Urdhër Arresti nga Interpol Madrid Spanjë duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata Themelore e Lorca (Murica)/ Spanjë ka lëshuar Urdhërin e Arrestit Nr. PA 640/2017, datë 29.09.2017, për kryerjen e veprës penale “Vrasja” parashikuar në nenin 138, 139,140 të Kodit Penal Spanjoll.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 25 vjet burg.

G.V. dyshohet se më datë 09.06.2017 rreth orës 21:30 me orën lokale, në vendin e quajtur ” Paraje CHARCON” të qytetit Aguilas/ Spanjë, ka vrarë me armë zjarri një shtetas Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img