Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në aeroportin “Falcone e Borsellino” të Palermos gjatë tentativës për t’u larguar në Milano.
Ai është Bekim Ymeri i dënuar në vitin 2012 për trafik të lëndëve narkotike me tre vite burg dhe 15 mijë euro gjobë. Por Ymeri mundi t’i shpëtonte policisë duke u arratisur dhe gjatë këtyre viteve ka jetuar po në Itali duke përdorur dokumente false.