Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Kapet “spiunia” e njohur ruse në tentativë për të hyrë në Kosovë, Sveçla: Po provojmë të zbardhim qëllimet e saj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar Daria Aslamova-n, e dyshuar si spiune e inteligjencës ushtarake ruse, e cila po provonte të hynte në Kosovë nga pika kufitare në veri të vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje e ndalimit të saj.

albsig

“Sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares”, shkruan Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Me profesion gazetare, Aslamova është edhe pjesëmarrëse në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë për shkak të veprimtarisë së saj. Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj”, shpjegon Sveçla.

Ministri Sveçla e ka lidhur ardhjen e saj në Kosovë me tensionet ditët e fundit në veri të vendit.

“Theksojmë faktin se ajo tenton të hyjë në Republikën e Kosovës një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri të vendit dhe në të njëjtën ditë kur të njëjtat struktura që orkestrohen nga Vuçiç-i kanë shtënë rreth 10 herë drejt zyrtarëve tanë policor”, shkruan ai.

“Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”, shkruan ministri i Brendshëm i Kosovës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img