Hapësire reklamuese

Rajoni

Kapet shqiptari me 1 milion dollarë heroinë

Shkruar nga Newsbomb

Një sasi prej 37 kg heroinë është kapur në Bullgari nga policia vendase.

Sasia e lëndës narkotike me vlerë 1 milion dollarë është kapur në pikën e doganës pranë kufirit me Rumaninë, në një makinë të drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Sipas policisë bullgare, droga ishte e ndarë në 68 pako dhe ishte fshehur në pjesën e poshtme të një makinë që ekzistonte e rregjistruar në Itali.

Shtetasi shqiptar është arrestuar nga policia, e cila po heton mundësinë e një grupi të madh trafikuesish të lëndëve narkotike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu