
Karabinierët kanë arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim si nga Italia dhe Gjermania.
Shqiptari u arrestua gjatë një aksioni “blic” në qytetin e Peruxhias teksa fshihej në një banesë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi një gjykatë në Dusseldorf të Gjermanisë e kishte dënuar për vjedhje.
Ndërsa në Itali, ku edhe do të vuajë dënimin dhe më pas do të dëbohet drejt Shqipërisë, 33-vjeçari është dënuar për shkelje të ligjeve të emigracionit dhe posedim armësh.