Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapet shqiptari i rrezikshëm me një këmbë e me një dorë, si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Kapet shqiptari i rrezikshëm me një këmbë e me një

Policia greke zhvilloi dy ditë më parë në Korinth dhe Atikë një operacion, ku u arrestuan katër anëtarë të bandës famëkeqe shqiptare, të moshës 26 deri në 44 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje, pastrim i parave, veprës narkotike, dhunë ndaj punonjësve të drejtësisë.

Në mesin e të arrestuarve është transportuesi shqiptar, Gentian Hinga, 44 vjeç nga Remasi i Divjakës, i cili pas vjedhjeve mblidhte grupin dhe sigurohej që të mos pikaseshin nga policia.

44 vjeçari akuzohet për të paktën 21 raste vjedhjesh, me organizatën kriminale që në vetëm 5 muaj veprim ka përfituar një përfitim financiar të paligjshëm prej të paktën 200 mijë euro.

Sipas medieve greke, banda e grabitësve shqiptarë e nisën aktivitetin e tyre kriminal në gushtin e vitit 2022, duke vjeedhur në rajone të ndryshme të Greqisë, si Arkadia, Korinthia, Argolis, Akaia, Aetoloakarnania, Fokida, Evrytania, Preveza, Arta, Trikala dhe Kardita.

Ata hynin në shtëpi duke thyer xhamat, dyert e ballkonit apo dyert e hyrjes kryesore dhe “zbulonin” se kishin gjetur para dhe xhevahire me vlerë të madhe.  Më pas janë larguar me  shpejtësi me  një motor luksoz.  Gentian Hinga me aftësi të kufizuara (me një krah dhe një këmbë) nuk u vu re fillimisht nga Policia pikërisht, pasi konsiderohet person invalid, duke transportuar lehtësisht mallrat e vjedhura.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.