Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kapet sasi rekord kokaine me vlerë miliarda euro në Gjermani dhe Belgjikë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

581ef05a31ed9afa3d37e287cd9cd222

Autoritetet doganore në Gjermani dhe Belgjikë kanë kapur një sasi rekord prej më shumë se 23 ton kokainë që kishte si destinacion Holandën.

Sipas BBC, zyrtarët gjermanë zbuluan 16 ton në pesë kontejnerë transportues që kishin mbërritur në portin e Hamburgut nga Paraguai, në fillim të këtij muaji, e më pas 7.2 ton kokainë u kapën në portin belg të Antwerpen.

Zyrtarët në Gjermani thanë se kokaina kishte një vlerë prej disa miliarda eurosh. Në Antëerp, droga  ishte fshehur në një enë të mbushur me blloqe druri nga Panama. Ndërkohë, kokaina e gjetur në qytetin verior gjerman të Hamburgut ishte fshehur në kuti teneqeje me stuko për ndërtim. Një 28-vjeçar i dyshuar për përfshirje në trafikimin e drogës është arrestuar në Holandë.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Evropë dhe një nga konfiskimet më të mëdha në të gjithë botën”, thanë autoritetet doganore gjermane, duke iu referuar vetëm transportit të Hamburgut.

Zyrtari i doganave të Hamburgut Rene Matschke tha për agjencinë e lajmeve AFP, se 16 ton kokainë e kapur në portin e tyre  do të shkonte në treg prej 1.5 miliard deri 3.5 miliardë euro.

117195167_hi065893158-640x360.jpg

117195497_hi065894336-640x360.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img