Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Kapet një nga sasitë më të mëdha të kokainës në Britani me vlerë miliona paund, arrestohen 2 shqiptarë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

70a6aede50bd5e8a4c01f15dcb41ece6

Dhjetë persona janë arrestuar në Londrën e Veriut pasi u kapën afërsisht 2.3 ton kokainë e importuar në Britani të Madhe, me anë të një ngarkese bananesh.

Pakot me kokainë ishin fshehur në kutitë me fruta dhe besohet të jetë ngarkesa më e madhe e kapur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Burrat e moshës 21-56 vjeç, u arrestuan nga oficerët dje pasi morën dorëzimin e 41 paletave, në të cilat ishte ngarkuar kokaina. Mes 10 personave të arrestuar janë edhe shqiptarët B.K., 28 vjeç dhe Gj. D., 30 vjeç.

Droga me vlerë 184 milion £, u kap nga policia kufitare më 14 shkurt në portin e Portsmouth. Kontenieri kishte mbërritur në një anije mallrash nga Kolumbia një ditë më parë dhe po maskohej si një ngarkesë e ligjshme e bananeve.

Paletat u dorëzuan në një pasuri industriale në Tottenham, ku policia po e vëzhgonte dhe arrestoi pesë personat që e pritën. Pesë burrat e tjerë u arrestuan në një pasuri të ndryshme industriale në Enfield.

OCP_cocaine.png

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img