Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kapet në Itali shqiptari i rrezikshëm i kërkuar për vrasje në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim për një sërë veprash ë rënda penale, ndër to edhe kryerjen e një vrasjeje në qytetin e Vlorës.

Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por dyshohet se bëhet fjalë për shqiptarin Ergest Avdiu, i dënuar për vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj në 6 qershor të vitit të kaluar në Vlorë, raporton neësbomb.al. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Shqiptari është arrestuar nga policia e Torinos, teksa po tentonte të udhëtonte me autobus drejt Francës. Pas konfirmimeve nga policia italiane rezultoi se 30-vjeçari rezulton person me precedentë të shumtë për vepra penale që dënohen deri në 25 vite burg.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll