Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapet në Fier 38-vjeçari me 700 fishekzjarre dhe 300 kapsolla pa leje

Shkruar nga Newsbomb
Kapet në Fier 38-vjeçari me 700 fishekzjarre dhe 300 kapsolla pa

Një tregtar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme fishekzjarresh.

38-vjeçari Arti Çuko është kapur në flagrancë me tre furgona të mbushur me sukuestruan 700 copë fishekzjarre, 300 kapsolla dhe 20 kubik.

Importi dhe tregtimi i fishekzjarreve pa dokumentacion përkatës, është i ndaluar në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve nga Policia për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, pasditen e djeshme janë gjetur dhe sekuestruar 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një rast të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori” është kapur duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentacionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale u sukuestruan 700 copë fishekzjarre, 300 kapsolla, 20 kubik si dhe tre automjete tip fugon në të cilët ishin këto fishekzjarre.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll