Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Kapet në Aeroportin e Rinasit 35-vjeçari egjiptian, do ekstradohet në Kuvajt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shtetas i huaj është ndaluar ditën e sotme në Aeroportin e Rinasit me qëllim ekstradimin drejt Kuvajtit.

Policia bën me dije se në pranga është vënë 35-vjeçari me inicialet A. E, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “thyerjes së besimit” në Kuvajt.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Kuvajtit, një shtetas egjiptian i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar për verifikim shtetasin egjiptian me iniciale A. E.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi A. E., 35 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kuvajt, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img