Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapet me shpejtësi tej normave të lejuara, i riu i ofron ryshfet policit, ja si e pëson (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të mitdhënies duke arrestuar në flagrancë drejtuesin e një mjeti.

Në pranga u vu shtetasi K.B., 25 vjeç banues në Has, pasi në aksin rrugor Thumanë - Lezhë, në vendin e quajtur Gjormë, ky shtetas i ka ofruar 5000 lekë punonjësit të policisë rrugore , për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip Golf 5, me shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar nga Radari.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua shuma monetare.

Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese