Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kapet me kokainë në makinë, pranga fierakut

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia e Fierit ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi u kap me kokainë në makinë.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë G.M, 55 vjeç, banues në Levan, Fier.

Sipas policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vëndin e quajtur “QTU”, Fier, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi G.M, u gjet një pako si ajo e ilaçeve ku brenda së cilës kishte pesë paketime në formë dozash me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll