Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kapet me armë dhe fishekë në çantë, arrestohet 21 vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21 vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Në pranga është vënë shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasin e lartpërmendur policia ka marr informacione nga qytetarët se lëvizte në kryeqytet me armë zjarri. Nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4 është organizuar punën për kapjen e tij.

Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehëra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll