Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapet me 84 kg marijuhanë, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga Newsbomb

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar për trafik droge.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin shqiptar me iniciale M.R. i cili u kap me marijuanë në komunën Tremestieri Etneo.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e shqiptarit, e cila më parë ka qenë magazinë, u gjet dhe u sekuestrua rreth 84 kg marijuhanë si dhe instrumente për përgatitjen dhe konfeksionimin e dozave të drogës. 

Lënda narkotike ishte paketuar në 30 pako dhe ishte fshehur në një dollap në dhomën e gjumit.

Mediat italiane raportojnë se në treg droga kapte shifrën 600 mijë euro.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.