Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kapet me 2 milion euro drogë, pranga shqiptarit në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Kapet me 2 milion euro drogë, pranga shqiptarit në Itali

Policia italiane ka sekustruar 15 kilogramë kokainë, një armë, 60 mijë euro dhe 10 mijë paund në çanta vakumi.

Sipas mediave italiane të gjitha këto u sekuestruan nga policia e Firences gjatë një aksioni në një garazh në Via Felice Fontana.

Sasia e lëndës narkotike i përkiste një shtetasi shqiptar, 48 vjeçar, banor i Firences që nga viti 1997. Nëse do të dilte në treg droga do të kapte vlerën e 2 milion eurove.

Shqipari ishte me leje qendrimi në Itali, ndërsa u vu menjëherë në pranga nga polica, ditën e djeshme rreth orës 06:00.

Gjithashtu shqiptarit i është sekuestruar dhe makina tip Volksëagen Passat, të cilën dyshohet se e përdorte për të transportuar drogën. Ai u dërgua në Sollicciano dhe akuzohet për trafik droge si dhe armëmbajtje pa leje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll