Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi në makinën e tij u gjetën 15 kilogramë lëndë narkotike kokainë.
Policia italiane bën me dije se shqiptari u ndalua nga policia për kontroll rutine në autostradën “A14” në zonën e Romagna.
Por pasi e ndalua, karabinierët vunë re disa lëvizje të dyshimta të shqiptarit, e për këtë aryse ata kontrolluan makinën e tij.
Lënda narkotike u gjet në sediljen e pasme të mjetit. Kokaina ishte e ndarë në 28 pako me peshë totale 15 kilogramë. Gjithashtu nga kontrollet në banesën e shqiptarit u gjetën 80 mijë euro cash.
Autoritetet po vazhdiojnë hetimet për shqiptarin, mbi të cilin rëndojn akuza për transport të lëndëve narkotike.
Sondazh
Poll