Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapet kamioni i mbushur me marijuanë në Igumenicë, shoferi gjendet i vdekur, ja si trafikantët tentuan të merrnin drogën...

Shkruar nga Newsbomb
Kapet kamioni i mbushur me marijuanë në Igumenicë, shoferi

Kapet serish drogë në kufi me Greqinë. Policia greke ka sekuestruar rreth 59 kg marijuanë në një kamion në Igumenicë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se oficerët e patrullës së Paramithisë gjatë inspektimit në kamionin me targa të huaja i cili ishte parkuar në anë të rrugës, në vendin e shoferit gjetën pa jetë shtetasin grek.

Kamioni transportonte mallra drejt Athinës. Gjetja e kokainës u bë e mundur falë qenit “Lussy” dhe gjatë kontrollit kamion ku mes mallrave janë zbuluar tre kuti kartoni brenda të cilave u gjetën dhe sekuestruan 54 pako me marijuanë të llojit Skunk me sasi totale 58 kg 906 gram.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë vënë në pranga një shtetas grek, i cili në bashkëpunim me një grek tjetër tashmë në kërkim dhe dy të panjohur, kanë tentuar të çajnë kamionin me qëllim marrjen e drogës.

Është sekuestruar dhe një automjet që është përdorur nga të dyshuarit si dhe një shumë prej 2100 euro.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll