Hapësire reklamuese

Bota

Kapet i riu shqiptar në “shtëpi bari” në Angli, kërkonte punonjëse s*ksi që do t’i “paguante” me kokainë (Emri)

Shkruar nga Newsbomb
Kapet i riu shqiptar në “shtëpi bari” në Angli,

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi është kapur në një “shtëpi bari” në Bentinck Street, Mansfield.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Oetjon Agalliu, i cili kishte shkuar në Angli muaj më parë në mënyrë ilegale. Agalliut në shtëpinë e barit iu gjetën 174 bimë kanabis. Shtëpia ishte e pajisur për rritjen e bimëve narkotike.

Policia gjurmoi celularin e tij, ku zbuloi se shqiptari në një bisedë kishte pyetur nëse dikush me të cilin ishte në kontakt mund të rregullonte dokumente për azil, duke ofruar të paguante deri në 25,000 £. Ai madje kërkonte punonjëse seksi të cilat do i paguante me pije dhe kokainë, shkruan "nottinghampost".

Para togave të zeza shqiptari tha se kishte erdhur për të gjetur punë, por që i kishin ofruar të ruante shtëpinë e barit dhe të kujdesj për bimët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese