Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Kapet “i forti” i Tiranës në rrugën “Bardhyl”, çfarë i gjeti policia pas kontrollit në banesë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i cili u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje.

Në pranga ra Bruno Kurti, 25 vjeç, nga skuadra “Shigjeta” pasi qarkullonte me motorr pa dokumente dhe armë zjarri “Browing”.

NJOFTIMI I POLICISË

 

Më datë 29.09.2017, shërbimet e policisë të D.V.P.Tiranë, arrestuan shtetasin Bruno Kurti, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi është kapur nga skuadra “Shigjeta” në rrugën “Bardhyl” duke qarkulluar me mjetin tip motorr pa dokumentacionin përkatës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Armë zjarri “Browing”, me një krehër me fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– një silenciator

– një palë dylbi

– 21 copë fishekë

– 5 telefona

– një qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa

– një thikë me palosje

– një thikë me dorezë të zezë

– shkop gome

– 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale

– 6 targa automjetesh

– një kartmonedhë 2000 e dyshuar fallco

– një minikartë telefoni

– prozhektor

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 236, 278, 279 dhe 283 të Kodit Penal.

 

[iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F1502420603377639%2Fvideos%2F2040325439587150%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true” ]
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img