Një sasi e madhe drogë është sekuestruar në itali.
Një gomone është kapur me një ton drogë, e cila drejtohej nga një skafist shqiptar, i cili është arrestuar menjëherë. Bëhet fjalë për shtetasin M.Nazeraj i cili është nga qyteti i Fierit.
Operacioni është kryer nga Guardia Di Finanza në bashkëpunim me policinë shqiptare. Sakaq priten të dalin detaje të reja nga operacioni, dhe nga hetimet paraprake që janë duke u kryer.
Njoftimi i policisë:
Itali-Shqiperi/Operacion i perbashket nderkombetar kunder trafikut te narkotikeve Sekuestrohet gomonia me rreth 1 ton kanabis, arrestohet skafisti, 1 tjeter ne kerkim Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Nderlidhese policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhes kunder trafikimit te narkotikeve.
Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes. Trafikantet gjate ndjekjes me helikoptere te Frontex dhe mjete detare, e hodhen drogen ne det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos. Afer brigjeve italiane skafistet u perpoqen te largoheshin dhe u hodhen ne det. Forcat italiane kane arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij. Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plote te rastit. Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të publikohen te tjera informacione.