Policia shqiptare, përmes një njoftimi për media bën me dije se operacioni i kapjes së gomones me mbi 1 ton kanabis në Itali, ka qenë në bashkëpunim me palën italiane.
Mbi 1 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë u sekuestrua dje në mbrëmje në brigjet italiane, e kapur në një gomone që vinte nga Shqipëria.
Ndër të tjera Policia Shqiptare jep edhe inicialet e dy personave të arrestuar nga GDF-ja italiane, ata janë shtetasit me iniciale Rr.A, 30 vjeç dhe A.I, 44 vjeç.
Njoftimi:
Operacion i perbashket i Policise se Shtetit dhe Guadia di Finanza, kapet gomonen me lëndë narkotike në orët e para të mëngjesit ne Itali.
Si rezultat i operacionit gomonia me lëndë narkotike ra në 'rrjetë' pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza.
Autoritetet sekuestruan 1 ton e 185 kilogramë lëndë narkotike Marijuanë.
U arrestuan në flagrancë dy skafistët shqiptare.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Pulias, kanë ndjekur në dinamikë gomonen në ujërat ndërkombëtare deri në afërsi të Termolit ku edhe është bllokuar nga njesia ROAN e GdF, e Termolit.
Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik.
Në bordin e saj u gjetën dhe u sekuestruan 1ton 185 kg Marijuanë.
Gjithashtu u kapën dy skafistët, shtetas shqiptarë të cilët u arrestuan në flagrancë:
- Rr.A. 30 vjeç
- A.I. 44 vjeç
Për shkak të sekretit hetimor, rezervohen të dhëna të mëtejshme në lidhje me origjinën dhe pikënisjen e gomones, duke theksuar se trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujerat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme te Adriatikut drejt Abrucos.