Policia italiane ka mundur të sekuestrojë rreth 1 ton kanabis sativa gjatë një operacioni në Brindisi.
Në pranga ka rënë një 31 vjeçar italian nga qyteti i Fasanos. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy furgonë që rezultuan të vjedhur. Gjatë kontrollit në furgonë policia gjeti 150 kilogram kanabis të fshehur në disa kuti.
Ndërsa gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit të arrestuar u gjetën edhe 771 kilogram kanabis, pompa vakumi, pajisje të tjera për paketim si dhe disa fishekë kallashnikovi.
Sipas policisë italiane, droga vinte nga Shqipëria.