Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Kapet droga e fshehur në mish, Besnik Bali po ia çonte në burg të dënuarit për VRASJE (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

16057be9dbd2e7e24c6bd665ce465ba2

Policia e burgjeve kap 600 gr lëndë narkotike, e cila u tentua të futej në burgun e Lushnjes e fshehur në mish.

Policia e Burgut të Lushnjes, bën me dije se falë masave për rritjen e sigurisë së brendshme ka mundur të ndalojë futjen në këtë IEVP të një sasie prej 600 gram lënde narkotike, të dyshuar kanabis sativa.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasia e lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban. Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje. Mësohet se i dënuari është Lulzim Caka i njohur ndryshe si “I forti i Beratit”, deklaruar fajtor për vrasje.

Ministria e Drejtësisë bën me dije se po kryen të gjithë veprimet procedurale dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan dhe u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Bali. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Elbasan policia gjeti një tjetër sasi lënde narkotike të ngjashme me atë që u kap në IEVP Lushnje. Materialet e çështjes i kaluan Prokurorise së rrethit Elbasan për veprime të mëtejshme.

KUSH ËSHTË LULZIM CAKA: 

Lulzim Caka, një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, i akuzuar për disa vrasje dhe i dënuar me 25 vite burg i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për prishjen e vendimeve nr. 15, datë 19.12.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr. 00-2015-2122 datë 28.04.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Caka më 20 shtator të këtij viti pritet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për kthimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Vlorë. Kjo e fundit në 19 dhjetor të 2012 dënoi me 25 vjet heqje lirie Lulzim Cakën për akuzat e “vrasjes me dashje”, “vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë, dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Ngjarja për të cilën u dënua ka ndodhur në muajin mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë. Caka, i sapo liruar nga burgu me një manipulim dokumentesh i ishte kthyer aktivitetit kriminal. Pas një informacioni për vendosjen e tij në fshatin Pobrat Berat, është angazhuar e gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat e policisë, të kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (që kanë humbur jetën nga atentate më pas), rrethojnë Cakën së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij. Por, të armatosur me kallashnikov, ata i bëjnë për rreth gjysmë ore qëndresë policisë. Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Çela, mbeti i vrarë.

Pas kësaj ngjarjeje, ai akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se Lulzim Caka i njohur ndryshe si “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij. Në të njëjtën datë, atë të 20 shtatorit pritet që pala mbrojtëse për llogari të Cakës, ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për shfuqizimin e vendimit nr. 00-2015-2122, datë 28.04.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, duke dënuar me 25 vjet heqje lirie Lulzim Cakën.

lul-caka-2.jpg

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img