Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndë narkotike të forta në pikën kufitare të Kakavijës.
Policia sekuestroi 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe u arrestoi poseduesin e lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit në autojmetin tip ‘Mercedes Benz’, me drejtues shtetasin S. L, vjeç 46, banues në Patos, Fier u gjetën të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë.
Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.