Tetë persona janë arrestuar të martë në Itali, ku mes tyre ishin pesë shqiptarë dhe një maqedonas, ndërsa dy të tjerëve nuk u është bërë i ditur identiteti. Ata u prangosën nga policia pasi u zbulua se vidhnin shtëpitë në Romë dhe kultivonin drogë
Mësohet se autoritetet italian zhvilluan një operacion për kapjen e bandave kriminale në kryeqytet, ku konstatuan një grup prej tetë personash mes të cilëve në pranga ranë pesë shqiptarë dhe një italian. Policia zbuloi se ata vidhnin shtëpi në Romë dhe Terni si dhe posedonin një plantacion për rritjen e kanabisit në një rezervat natyror në Nazzano Romano.
Gjatë ekzekutimit të operacionit, efeketivët gjetën dhe sekuestruan mallra të ndryshëm të vjedhura nga banda ku përfshiheshin bizhuteri ari dhe argjendit, si dhe 1.2 kilogramë kokainë dhe marijuanë. Gjithashtu, u konfiskuan edhe mbi 15 mijë euro cash të cilat dyshohet se kanë ardhur si fitim i aktiviteteve kriminale.