Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapet 44-vjeçari me 3 pistoleta, policia jep detaje: Çfarë kishte në plan të bënte

Shkruar nga Newsbomb

Një 44-vjeçar nga Kosova është kapur me tre armë zjarri pistolete tip “Glock”, gjatë tentativës për t’i trafikuar nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në prangat e bluve në Morinë ka rënë Hamdi Mavriqi, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën të fshehura poshtë xhupit 3 pistoleta dhe 25 fishekë.

Informacion nga Policia, Morinë, Kukës:

Policia Kufitare godet një rast të trafikimit të armëve të zjarrit.

Tenton të trafikojë armë zjarri nga Kosova për Shqipëri, arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare në Morinë 44 vjeçari kosovar.

Sekuestrohen 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock" si dhe 25 fishekë luftarakë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar;

-Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas u paraqit në sportelin në hyrje të P.P.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock", 25 fishekë.

Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll