Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapet 24-vjeçari në Shkodër me dy pistoleta, dylbi dhe targa false (Emri-Video)

Shkruar nga Newsbomb

Një 24-vjeçar në Shkodër është arrestuar gjatë aksionit të policisë të koduar sipas lagjes famëkeqe “Kiras”.

Gjatë kontrollit, 24-vjeçarit Sadik Batuni iu gjetën dy pistoleta, një palë dylbi dhe targa false.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kiras"

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me forcën e posaçme "Shqiponjat".

Arrestohet në flagrancë një 24 vjeçar nga policia

Sekuestrohen dy armë zjarri, municion luftarak, dylbi disa palë targa e sende të tjera

Në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Kiras", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S. B. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku  me 60  fishekë, dy krëhëra pistolete me 14  fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll