![Kapet 1 ton KOKAINË e fshehur në banane, sasia më e madhe](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2021/08/-1000-0-WireAP_c860ac73ef7c4815997173ce447d77ad_16x9_992.jpg)
Policia në Malin e Zi njofton se ka kapur mbi 1 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane, shkruan newsbomb.al. Sipas autoriteteve atje, kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në këtë vend.
Droga është zbuluar në Mojanovici, një fshat pranë kryeqytetit dhe ishte e ndarë në 1,250 pako.
Mediat malazeze raportojnë se policia bllokoi një zonë të gjerë gjatë operacionit të kërkimit, dhe tha dy persona janë arrestuar por deri tani nuk ka asnjë detaj. Deri tani, nuk ka më shumë informacion për drogën, nëse destinacioni final ishte Mali i Zi apo shtetet e tjera të rajonit.
Konfiskimi demonstroi "fuqi dhe vendosmëri" në luftimin e krimit të organizuar dhe besueshmërinë e Malit të Zi si një partner ndërkombëtar, tha policia.
Shteti me rreth 620,000 njerëz duhet të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin për të ecur përpara në përpjekjen e tij për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Mali i Zi tashmë është anëtar i NATO-s.