Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
24 %
4.1kmh
0 %
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Kapet 1 ton e gjysmë kanabis në skaf drejt italisë, pranga dy vlonjatëve (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet italiane kanë ndaluar një gomone të ngarkuar me drogë që po udhëtonte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

Drejtoria Antimafia e Policisë së Barit në bashkëpunim me repartin territorial të policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta kanë sekuestruar gomonen me drogë me prejardhje nga Shqipëria si dhe kanë arrestuar dy skafistët shqiptarë, banues në Vlorë, shtetasit H.E. 37 vjeç e M.H 34 vjeç.

Gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është ndaluar nga roja bregdetare e financës italiane pas disa minuta ndjekje në brigjet e qytezës Molfeta.

Në bordin e saj janë gjetur plot 52 pako marijuanë me një peshë totale prej 1 ton e 215 kg. Sipas autoriteteve italiane lënda narkotike e shitur në treg do të sillte një përfitim prej 12 milionë euro.

Më shumë


spot_img









spot_img