Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kapërcejnë  SHIFRAT e Covid, mbi 1800 infektime dhe 2 humbje jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Kapërcejnë  SHIFRAT e Covid, mbi 1800 infektime dhe 2 humbje

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3821 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me Covid 1846 qytetarë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë, ndërsa janë shënuar dy humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 1899 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 285,912 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3821 testime, 1846 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 1899 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1846 qytetarë, në këto bashki:

750 në Tiranë, 128 në Durrës, 84 në Fier, 62 në Vlorë, 59 në Lushnje, 54 në Kamëz, 52 në Lezhë, 46 në Korçë, 44 në Sarandë, 43 në Shkodër, 41 në Elbasan, nga 36 qytetarë në Berat, Kuçovë, 31 në Gjirokastër, 26 në Krujë, 23 në Kurbin, 22 në Divjakë, nga 19 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 18 qytetarë në Dibër, Maliq, nga 16 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 13 qytetarë në Përmet, Peqin, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Devoll, 10 në Roskovec, nga 9 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Tepelenë, Belsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, nga 7 qytetarë në Shijak, Mat, Kolonjë, Gramsh, 6 në Dimal, 5 në Poliçan, nga 4 qytetarë në Libohovë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Selenicë, Delvinë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Pukë, Skrapar, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Finiq.Janë 9,146 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-81 vjeç.
Janë shëruar 1899 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 285,912 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1846
Të shëruar në 24 orë 1899
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3821

Testime totale 1,889,151
Raste pozitive 298,578
Raste të shëruara 285,912
Raste Aktive 9,146
Humbje jete 3,520

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,428
Durrës 751
Fier 659
Vlorë 445
Shkodër 413
Berat 353
Elbasan 290
Gjirokastër 226
Lezhë 224
Korçë 188
Dibër 101
Kukës 68

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll