Dy persona janë arrestuar në qytetin e Shkodrës pasi iu është gjetur një sasi prej 500 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Të arrestuarit janë shtetasit Nexhmi Bushaj dhe Dritan Mataj. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë i mundur pas rreth dy jave hetime nga Policia e Shkodrës në Bashkëpunim me Prokurorinë.